Dy ndeshje interesante në Superligë

  • A.P /
  • 28 February 2021 - 09:08
Dy ndeshje interesante në Superligë

Java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje tjera mjaft interesante.

Me fillim nga ora 13:00, Drita pret ekipin e fundit në tabelë, Besën. Pas fitores së Prishtinës, Drita kështë zhvendosur përkohësisht në pozitën e tretë me 44 pikë, aq sa kanë edhe kryeqytetasit.

Në anën tjetër, Besa me gjasa pothuajse të venitura për mbijetesë kërkon të shkaktojë befasi dhe t’i prishë punë kampiones në fuqi.

Dueli tjetër që luhet sot dhe fillon nga ora 13:30 është ajo mes Llapit dhe Ballkanit, ndeshje që luhet në “Zahir Pajaziti”.

Ballkani me fitore do të mbante distancën me Prishtinën e Dritën, kurse Llapi me tri pikë eventuale sot do të largohej nga zona e rrezikshme.

(Kosova Sot Online)