Gerrard, zëvendësuesi i Klopp te Liverpooli

  • A.P /
  • 28 February 2021 - 10:11
Gerrard, zëvendësuesi i Klopp te Liverpooli

Sky Sports raporton sot se Steven Gerrard është pozicionuar si zëvendësuesi i Klopp në stolin e Liverpoolit.

Legjenda e ‘The Reds’ është emri më i lakuar që me largimin e Jurgen Klopp të jetë në stolin e ish-klubit të tij.

Gerrard po tregon sukses të jashtëzakonshëm me Rangersin, ku aktualisht ndodhet në vendin e parë në tabelën e ligës skoceze me 82 pikë, shumë larg skuadrave tjera dhe ende nuk ka pësuar humbje.

Klopp ka dështuar këtë sezon, teksa Liverpooli gjendet shumë larg garës për titull, ndërsa në pikëpyetje është edhe se a do ta arrijë zonën e Champions Leagues.

(Kosova Sot Online)