Suarezi i shpëton pezullimit, i gatshëm për derbin e Madridit

  • S.A /
  • 01 March 2021 - 09:29
Suarezi i shpëton pezullimit, i gatshëm për derbin e Madridit

Luis Suarezi i ka shpëtuar pezullimit dhe si rrjedhojë do të jetë në dispozicion të Diego Simeones për derbin e Madridit të dielën në Wanda Metropolitano.

Sulmuesi uruguaian ishte në rrezik të mungonte kundër Real Madridit fundjavën e ardhshme nëse do të ndëshkohej me karton të verdhë në fitoren e Atletico Madridit 2:0 kundër Villarrealit të dielën.

Ai i shpëtoi ndëshkimit dhe si pasojë nuk do ta vuajë dënimit prej një ndeshje pezullim.

Simeone priti deri në minutën e 76-të për ta nxjerrë nga loja uruguaianin, duke e futur në fushë mesfushorin Geoffrey Kondogbia në vend të tij.

Suarezi kishte munguar në ndeshjet e mëdha të Atleticos këtë sezon, kundër Bayern Munich dhe Barcelonës, për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.

Ai ishte rikthyer për ndeshjen kundër Real Madridit në Valdebebas, por ishte larg formës më të mirë në humbjen 2:0. 

(Kosova Sot Online )