Capello e lartëson Barellan: Është njëri prej tre mesfushorëve më të mirë në botë

  • S.A /
  • 01 March 2021 - 11:22
Capello e lartëson Barellan: Është njëri prej tre mesfushorëve më të mirë në botë

Te kryesuesit e Interit, të freskët nga pesë fitore radhazi në kampionat, ekziston një lojtar që po merr lëvdata me shumicë. Nuk duket se ka ndonjë dyshim të madh për cilësitë e Nicolo Barella.

Mesfushori sardinian ishte një nga më të mirët në fushë, në fitoren 3:0 ndaj Genoa. Ai nuk shënoi, por ishte shumë i dobishëm në të dyja fazat e lojës, duke rikuperuar topat dhe duke i adresuar ato në mënyrë të rrezikshme në zonën kundërshtare.

Gjatë transmetimit të “Sky Calcio Club”, Fabio Capello përdori fjalë të rëndësishme për ish-lojtarin e Cagliari, përmirësimet e të cilit janë atje për t’i parë të gjithë.

“Interi ka një nga 3 mesfushorët më të mirë në Europë. Barella, zotërinj, Barella! Nuk kam dyshime për këtë. Ai ka vrapim, vizion loje. Kur kalon në të djathtë, gjithmonë e kontrollon topin në rregull. Ai ka vrapimin e Hakimit, por cilësi më e lartë se marokeni. E them këtë sepse, kur Hakimi arrin atje, hedh topin, ndërsa Barella është diçka tjetër”.

Maturimi i Barella është një dhuratë nga perëndia edhe për ekipin kombëtar italian. Capello vë bast se, në Kampionatin Evropian të kësaj vere, xhevahiri zikaltër do të jetë një nga protagonistët absolutë.

(Kosova Sot Online )