Manchester Unitedi i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit

  • S.A /
  • 02 March 2021 - 09:31
Manchester Unitedi i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit

Manchester Unitedi është i gatshëm ta derdhë një shumë të majme parash për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas mediave spanjolle.

Gjiganti i Premierligës Manchester United ka shprehur gatishmëri t’i ofrojë 85 milionë euro për mbrojtësin Varane.Përfaqësuesi i Francës është shumë i rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane, por nuk është shënuar ndonjë përparim në bisedimet e tij me klubin për vazhdimin e marrëveshjes.

Raportohet se Madridi është i hapur për ta shitur francezin. Marrëveshja e tij me klubin mbaron në verën e vitit të ardhshëm. Prandaj, Unitedi është duke e vëzhguar situatën e Varane dhe është i gatshëm t’i paguajë deri në 85 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )