Zidane e pranon gabimin , ndryshimet e tij taktike bënë që Real Madridi të dështojë ndaj Sociedadit

  • S.A /
  • 02 mars 2021 - 11:01
Zidane e pranon gabimin ,  ndryshimet e tij taktike bënë që Real Madridi të dështojë ndaj Sociedadit

Zinedine Zidane e ka pranuar se ndryshimet e tij taktike nuk ishin aq të suksesshme sa ai shpresonte në barazimin e Real Madridit kundër Real Sociedadit.

Zidane vendosi të luajë me tre futbollistë në mbrojtje në pjesën e dytë, gjë që Sociedadi e shfrytëzoi duke kaluar në epërsi përmes Cristian Portus.

Real Madridi ia doli ta barazojë rezultatin në 1:1 në çastet e fundit të ndeshjes përmes Vinicius Junior.

Por ky barazim nënkupton se kampioni në fuqi tani ngel në pozitën e tretë, me pikë të barabarta me Barcelonën por me pesë pikë mbrapa liderit Atletico Madrid, i cili e ka zhvilluar një ndeshje më pak se rivalët për titull.

“E ndryshova taktikën sepse nuk më pëlqente presingu që bënte skuadra”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Ndodhi vetëm 10 apo 15 minuta sepse ne e ndryshuam taktikën përsëri dhe filluam të luajmë më mirë me skemën 4-3-3”, shtoi ai.

I pyetur nëse ndryshimi taktik e dëmtoi Real Madridin, Zidane tha: “Po, mbase”.

(Kosova Sot Online )