Ylli i Sevillës: Të shpresojmë që nuk do të jetë dita e Messit

  • S.A /
  • 02 March 2021 - 16:46
Ylli i Sevillës: Të shpresojmë që nuk do të jetë dita e Messit

Futbollisti i Sevillës, Papu Gomez ka folur për bashkëkombasin e tij, Lionel Messi, para ndeshjes kthyese në Copa Del Rey ndaj Barcelonës.

Sevilla ka fituar në ndeshjen e parë si vendas ndaj Barcelonës me rezultat 2:0 dhe do të hyjë më e relaksuar ndeshjen e nesërme.

Ish-futbollisti i Atalantas, Papu Gomez tha se Messi është i aftë të bëjë gjithçka kur është në formë

“Nuk kam pse të them asgjë. Ai është i aftë të bëjë gjithçka kur është në formë. Ne do të duhet të jemi shumë të vëmendshëm ndaj tij dhe gjithashtu ndaj lojtarëve të tjerë të tyre. Le të shpresojmë që Leo nuk e ka ditën e tij” – tha sulmuesi argjentinas. Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Sevillës luhet nesër në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online )