Barça e tenton përmbysjen, e do finalen e Kupës

  • S.A /
  • 03 March 2021 - 15:35
Barça e tenton përmbysjen, e do finalen e Kupës

Sevilla e kishte fituar gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey me rezultat 2:0, sonte në Camp Nou luhet ndeshja e kthimit. Barcelona do ta tentojë përmbysjen ndaj Sevillës sonte, në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey. Ekipi andaluzian e kishte fituar lojën e parë gjysmëfinale 2:0 falë golave të Jules Kounde dhe Ivan Rakitic. Mirëpo, gjiganti katalunas është i vendosur për ta shkrirë disavantazhin dhe për ta prekur finalen e madhe të Kupës së Mbretit. 

Leo Messi me shokë duhet të fitojnë me së paku dy gola epërsi për ta eliminuar kundërshtarin. Sevilla nga ana e saj do të shkojë në Camp Nou për ta ruajtur kapitalin e krijuar në përballjen e parë në shtëpi. Fituesi i këtij dueli do të luajë në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Levante  Athletic Bilbao. Ndeshja në mes të Barcelonës dhe Sevillës do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

(Kosova  Sot Online )