Arrihet marrëveshja mes Joshua dhe Fury, për luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm

  • S.A /
  • 03 March 2021 - 16:23
Arrihet marrëveshja mes Joshua dhe Fury, për luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje për të luftuar për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë dhe pritet ta bëjnë zyrtar meçin shumë shpejt.

Joshua, kampion i botës në kategorinë e rëndë në IBF, WBO dhe WBA dhe Fury, kampion i botës në WBC, pritet të përballet gjatë kësaj vere, në atë që po vlerësohet si lufta më e madhe në historinë e boksit britanik.

Fituesi i kësaj lufte do të shpallet kampion i padiskutueshëm i botës dhe do t’i zotërojë të gjithë brezat në kategorinë e rëndë.

Njoftimi zyrtar për këtë luftë dhe data e vendi se kur dhe ku do të zhvillohet pritet të bëhen të ditura së shpejti.

Promotori i Fury, Bob Arum, ka thënë se të cilat çështjet janë zgjidhur që kjo luftë të ndodhë.

“Sa më përket mua, gjithçka është pozitive. Ka kohë që po punoj në këtë drejtim dhe tani jemi pajtuar për të gjitha pikat. Tani na mbetet vetëm t’i hedhim firmat”, tha Arum.

“Mund ta them shumë qartë se nuk ka më asnjë telashe”, shtoi ai. 

(Kosova  Sot Online )