Wijnaldum drejt Italisë

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 18:05
Wijnaldum drejt Italisë

“Nerazzurri” thuhet se kanë arritur marrëveshje me mesfushorin holandez të Liverpoolit, i cili do të jetë lojtar i lirë gjatë verës

E ardhmja e Georginio Wijnaldumit mund të jetë e lidhur me kampionatin italian.

Mesfushori holandez pritet të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Dhe, “Sport Mediaset” shkruan se futbollisti i palodhshëm mund ta vazhdojë karrierën në Inter, përcjell Gazeta Express.

Madje, mediumi italian raporton se Wijnaldum ka arritur tashmë marrëveshje me Zikaltrit.

Futbollistit do t’i skadojë kontrata me “Reds” në fund të sezonit dhe tek “Nerazzurri” mund të shkojë si lojtar i lirë.

Kohë më parë, interesim për Wijnaldum kishte shprehur edhe Barcelona.


(Kosova Sot Online)