Pamje: Goli mahnitës i Mërgim Berishës kundër Graz

  • S.A /
  • 04 March 2021 - 11:49
Pamje: Goli mahnitës i Mërgim Berishës kundër Graz

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha, e ka shënuar një gol të mrekullueshëm për t’i ndihmuar Red Bull Salzburgut ta mundë 4:0 Sturm Grazin dhe të kalojë në finale të Kupës së Austrisë të mërkurën.

22-vjeçari i lindur në Gjermani nga prindër me prejardhje nga Suhareka, e shënoi golin e tretë dhe më mahnitës mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin Merkur-Arena në Graz.

Slazburgu do të përballet me LASK-un në finale për Kupën e Austrisë.

Qendërsulmuesi shtatlartë e mposhti portierin e Grazit nga një kënd i vështirë, nga i cili synimi i një futbollisti është të harkojë në zonë zakonisht.

Ky ishte goli i dytë në tri paraqitje në kupë për Berishën.

Berisha, i cili e përfaqëson ekipin U21 të Gjermanisë dhe është në pritje të një ftese nga ekipi kombëtar senior gjerman, po e përjeton një sezon shpërthyes në klubin austriak këtë vit.

Ai i ka shënuar 15 gola në 29 paraqitje në të gjitha garat për Salzburgun deri tani këtë sezon, përfshirë katra në Ligën e Kampionëve.

Berisha ia shënoi dy gola në dy paraqitje kampionit aktual evropian, Bayern Munich, në fazën grupore në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )