“Çfarë ekipi m*t” – Insigne shpërthen ndaj Rrahmanit dhe bashkëlojtarëve të tjerë

  • S.A /
  • 04 March 2021 - 13:27
“Çfarë ekipi m*t” – Insigne shpërthen ndaj Rrahmanit dhe bashkëlojtarëve të tjerë

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, është mbushur aq shumë mllef me bashkëlojtarët e vet saqë i ka fyer ata pas barazimit 3:3 me Sassuolon të mërkurën.

Sulmuesi italian u tërbua dhe e humbo toruan kur Sassuolo e barazoi rezultatin në çastet e fundit të ndeshjes së Serie A.

Amir Rrahmani, qendër mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, luajti tërë ndeshjen dhe u mori notën 6 për paraqitjen e tij.

Askush prej stafit apo lojtarëve të Napolit nuk janë duke folur për media që prej 21 shkurtit, kur humbën kundër Atalantës.

Në një ndeshje me plot kthesa, Napoli kaloi në epërsi 3:2 pak para fundit të kohës së rregullt, por mbrojtësi Kostas Manolas shkaktoi penallti duke e rrëzuar në zonë sulmuesin e Sassuolos Lukas Haraslin në çastet e fundit të kohës shtesë.

Kapiteni Insigne nuk mundi ta fshehë zemërimin dhe e shprehu atë ndaj bashkëlojtarëve të vet.

Trajneri Gennaro Gattuso ia doli ta qetësojë atë për një çast, por Insigne e vazhdoi tërbimin duke shkuar në zhveshtore.

Insigne i shkelmoi shishet e ujit dhe bilbordet dhe u dëgjua duke thënë: “Ç’ekip mut”.

(Kosova Sot Online )