Liverpool – Chelsea, super-sfida e sontme për Top 4

  • S.A /
  • 04 mars 2021 - 15:56
Liverpool – Chelsea, super-sfida e sontme për Top 4

“Reds” para kësaj përballjeje gjenden në pozitën e gjashtë në tabelë, derisa “Blues” e zënë vendin e pestë

Liverpooli dhe Chelsea do të përballen sonte në derbin e xhiros së 27-të të Premierligës.

Të dyja skuadrat po synojnë të futen në Top 4, prandaj kjo ndeshje ka peshë të madhe.

Aktualisht, “Reds” gjenden në vendin e gjashtë me 43 pikë, kurse “Blues” janë në pozitën e pestë me një pikë më shumë.

Skuadrat do të mundohen të përfitojnë nga gabimet e Manchester Unitedit dhe Leicester Cityt.

Kampioni aktual ka shfaqur formë të luhatshme këtë sezon dhe për këtë ka mbetur 22 pikë prapa liderit, Manchester City.

Kurse, skuadra londineze ka ngritje të formës, mbi të gjitha pas arritjes së trajnerit Thomas Tuchel.

Ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:15.

(Kosova Sot Online )