Shaq O’Neal debuton në Wrestling, por largohet me ndihmën e mjekëve

  • S.A /
  • 05 March 2021 - 09:51
Shaq O’Neal debuton në Wrestling, por largohet me ndihmën e mjekëve

Ish ylli NBA-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shaquille O’Neal u ngjit në ringun profesionist të AEW (All Elite Wrestling), teksa bëri debutimin zyrtar në një tjetër sport tashmë, pasi fituar gjithçka në basketboll.

Me një shtat-lartësi prej 2.16 metrash, Shaq u shfaq në një formë të shkëlqyer në ring, ku bashkë me miken e tij Jade Cargill deuloi përballë çiftit Cody Rhodes dhe Red Velvet. Ishte pikërisht ish qendra e Los Angeles Lakers, që dominoi shumicën e dueleve në ring, por në fund u largua me ndihmën e mjekëve.

 

Kjo pasi për shkak të mungesës së eksperiencës dhe përqendrimit, O’Neal përfundoi jashtë ringut, me një veprim të shpejtë akrobatik të kundërshtarit të tij dhe u përplas me dy tavolina që ishin në anë.

U desh menjëherë ndërhyrja e mjekëve që ta çonin në ambulancë, megjithatë skuadra e Shaq ia doli të fitojë, ndërsa vlerësimet për debutimin e tij në “Wrestling” ishin mëse pozitive.

https://youtu.be/NYih440wNUE

(Kosova Sot Online )