Talenti i Chelseat i komenton Rashicës, pasi ky i fundit i reagoi për supergolin ndaj Liverpoolit

  • S.A /
  • 05 March 2021 - 10:06
Talenti i Chelseat i komenton Rashicës, pasi ky i fundit i reagoi për supergolin ndaj Liverpoolit

Mason Mount ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë në fitoren e Chelseat me rezultat minimal 1-0 në ‘Anfield’ ndaj kampionit aktual, Liverpoolit.

Mesfushori anglez shënoi një gol tejet të bukur, saqë i ra në sy edhe sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.

Mason Mount kur pa atë i reagoi me komentin: Raketa! – nofkë kjo që tashmë është e njohur për të gjithë.

Kujtojmë që Mason Mount dhe Milot Rashica kanë luajtur së bashku në ekipin holandez, Vitesse, dhe edhe sot, vazhdojnë të jenë shokë të mirë.

https://tiger.cdnja.co/v/6b/6BkVV.mp4?secure=NpeO37y8j7tnfhJ_iedLTA&expires=1614940200

(Kosova Sot Online )