Debutimi i Shaq O’Neal në Wrestling nuk shkon si duhet, ai largohet me ndihmën e mjekëve

  • S.A /
  • 06 March 2021 - 08:41
Debutimi i Shaq O’Neal në Wrestling nuk shkon si duhet, ai largohet me ndihmën e mjekëve

Ish ylli NBA-it, Shaquille O’Neal ka debutuar në ringun profesionist të AEW (All Elite Wrestling).

Gjiganti 2.16 metra, Shaq u shfaq në një formë të shkëlqyer në ring, ku bashkë me miken e tij Jade Cargill debuloi përballë çiftit Cody Rhodes dhe Red Velvet. Ishte pikërisht ish qendra e Los Angeles Lakers, që dominoi shumicën e dueleve në ring, por në fund u largua me ndihmën e mjekëve.

Kjo pasi për shkak të mungesës së eksperiencës dhe përqendrimit, O’Neal përfundoi jashtë ringut, me një veprim të shpejtë akrobatik të kundërshtarit të tij dhe u përplas me dy tavolina që ishin afër ringut.

U desh menjëherë ndërhyrja e mjekëve që ta çonin në ambulancë.Megjithatë skuadra e Shaq ia doli të fitojë, ndërsa vlerësimet për debutimin e tij në “Wrestling” ishin pozitive. 

https://youtu.be/NYih440wNUE

(Kosova Sot Online )