Dërgoi Ibrahimovicin në Sanremo, motoçiklisti tregon historinë unike

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 12:30
 Dërgoi Ibrahimovicin në Sanremo, motoçiklisti tregon historinë unike

Historia se si Zlatan Ibrahimovic shkoi në Sanremo ditën e mërkurë i ngjason një filmi.

Suedezi shmangu trafikun falë një motoçiklisti që e hasi në trafik dhe më në fund ai është identifikuar se kush është.

Bëhet fjalë për Franco Nocera, i cili ka traguar gjithë historinë e tij me bomberin e Milanit gjatë një intervistë për “Radio Monte Carlo”.

“Ndodhi që atë ditë të kishte një trafik të paparë dhe unë vendosa të dilja me motorin tim. Po kthehesha në shtëpi te zona e Borgio Verezzi dhe në trafik shikoj një furgon të zi me dy persona në të, ku një prej tyre ngjasonte me Ibrahimovic. Më pas u binda se ishte ai dhe shoferi uli xhamin dhe më pyeti nëse mund ta çoja atë në Sanremo.

Sigurisht që i thashë po. Kisha një helmetë tjetër poshtë ulëses dhe telefonova gruan për t’i thënë se jam rrugës për në Sanremo me Zlatanin. Ajo nuk më besoi. Në të vërtetë kurrë nuk kisha vozitur në autostradë me motor, por fati ishte me ne sepse nuk kishte shumë makina në Albenga e gjithçka ishte e thjeshtë”, deklaron italiani.

“Ibra më kërkoi ta ngiste ai, por unë refuzova. Ai është një person shumë i mirë e më pyeti se si mund të më falenderonte. I thashë të më dërgonte një fanellë të tij, pasi nuk isha në gjendje të bëja as një fotografi me të sepse kur arritëm ai hyri direkt në Ariston (salla e Sanremo).

Më në fund gruaja më besoi dhe të paktën martesa ime është e sigurt. Edhe nëse do të kishte qenë Lautaro Martinez do të kisha vepruar njësoj. Ftesë për në Sanremo 2022? Nuk e besoj”, përfundon Nocera.

(Kosova Sot Online)