“Kemi shkruar historinë, por duam më shumë – mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 13:49
 “Kemi shkruar historinë, por duam më shumë – mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”

Toni Kroos beson se Real Madridi ka shanse që këtë edicion ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Për herë të fundit, Reali triumfoi në Champions League në vitin 2018, duke kompletuar tripletën, pasi e kishte fituar këtë trofe që nga viti 2016 – tre herë më radhë.

Nga ajo kohë, Reali ka pasur ulje ngritje, pasi pikërisht më 2018, Cristiano Ronaldo la Realin për Juventusin.

Megjithatë, Los Blancos ia kanë dal të fitojnë disa trofe.

Kroos beson se kjo skuadër mund të fitojë shumë më shumë.

“E dimë se e kemi shkruar historinë, por duam më shumë. Këtë vit gjithashtu kemi mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh Kroos.

“Sergio Ramos? Të gjithë e dinë se ne kemi një lidhje shumë të mirë në kornerë dhe goditje dënimi”.

Toni deri më tani ka bërë 309 paraqitje me Realin, ka shënuar 21 gola dhe deri më tani ka fituar mbi 10 trofe, përfshirë tri Liga të Kampionëve.

(Kosova Sot Online)