Lexoni edhe:
All-Star Game: Ekipi i LeBron e mposht ekipin e Durant, Antetokounmpo zgjidhet MVP
Liverpooli, që po kalon një krizë rezultatesh, është vënë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm.
Gjiganti anglez do të përballet me konkurrencë të fortë nga kampioni gjerman Bayern Munich për shërbimet e Kalidou Koulibaly.
All-Star Game: Ekipi i LeBron e mposht ekipin e Durant, Antetokounmpo zgjidhet MVPLexoni edhe:
Drejtuesit e kampionit anglez kanë si prioritet për afatin kalimtar të verës, mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili është edhe objektivi kryesor i Bayern Munich për të përforcuar repartin e prapavijës.
Kjo pasi senegalezi konsiderohet si pasuesi ideal i David Alabas, që do të largohet nga klubi bavarez në fund të sezonit.
Kërkesa e presidentit të Napolit për kartonin e 29-vjeçarit është 60 milionë euro, por çdo gjë është e lidhur edhe me ecurinë e skuadrës napolitane, nëse do të sigurojë Championsin për sezonin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online )