Interi kalon edhe Atalantan, titulli më afër se kurrë

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 22:55
Interi kalon edhe Atalantan, titulli më afër se kurrë

Interi kalon edhe Atalantan, titulli më afër se kurrë

Interi ka arritur të triumfojë minimalisht ndaj Atalantas 1:0 sonte në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Një fitore minimale por që shijon shumë për zikaltrit, të cilët bëjnë hap jashtëzakonisht të madh drejt titullit në Serie A.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Milan Skriniar në minutën e 54-të. Pas një tollovie të krijuar në zonën e Atalantas, më së miri u gjend qendërmbrojtësi Skriniar që realizoi.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 62 pikëve, gjashtë më shumë se Milani dhe 10 më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër Atalanta mbetet e pesta me 49 pikë.

(Kosova Sot Online)