De Ligt: Buffon mund të ishte babai im

  • S.A /
  • 09 March 2021 - 12:33
De Ligt: Buffon mund të ishte babai im

Po luan sezonin e dytë në Torino, është vetëm 21-vjeç, por konsiderohet titullar i pazëvendësueshëm tek Juventusi.

Në një intervistë për “Telegraph”, mbrojtësi i ri holandez foli për zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me bardhezinjtë, duke lënë mënjanë ofertat e shumta që ai kishte. “Bëra llogaritë matematike, si në shkollë, vura në peshore argumentet pro dhe kundër, në fund zgjodha Juventusin. Në çdo ndeshje duhet të provoj se jam në lartësinë e detyrës. Nëse mund të mbrosh në Itali, mund ta bësh kudo. Unë jam aty ku dua të jem, ku mund të mësoj më shumë. Ka lojtarë me përvojë si Chiellini dhe Bonucci apo si Buffon dhe Ronaldo. Shikoj se çfarë bën Cristiano, si qëndron në formë. I kërkoj këshilla.”

Kur flet për Buffonin, de Ligt nënvizon shpirtin dhe forcën e tij, aftësinë e tij për të mos ndier 43 vitet që ka mbi shpinë. “Buffon mund ishte babai im. Është paksa për të qeshur, sepse mënyra se si ai sillet nuk është e dikujt që ka dyfishin e moshës sime. Nëse ai ende luan, është prej forcës së tij. Ai ka kokën e një 29-vjeçari”.

Aaron Ramsey është shoku i skuadrës me të cilin De Ligt është i lidhur më shumë edhe jashtë fushës. Të dy mbërritën në Torino në verën e vitit 2019.

“Ndoshta e kam ndihmuar unë më shumë sesa ai mua. Kam mësuar italisht para tij. Ne ndihmuam njëri-tjetrin”.

(Kosova Sot Online )