Tifozët e PSG-së e fyejnë Shakirën para ndeshjes kundër Barcelonës

  • S.A /
  • 09 March 2021 - 12:41
Tifozët e PSG-së e fyejnë Shakirën para ndeshjes kundër Barcelonës

Tifozët e Paris Saint-Germain janë duke krijuar një atmosferë armiqësore në pritje të Barcelonës në kryeqytetin spanjoll, për takimin e kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Barca ka udhëtuar drejt Parisit për ndeshjen e së mërkurës, me shpresë se do ta bëjë një rikthim tjetër të jashtëzakonshëm në përpjekje për ta arritur çerekfinales e garës së sivjetshme.

Skuadra e Ronald Koemanit e humbi 4:1 ndeshjen e parë në shtëpi, prandaj do t’i duhet të fitojë të paktën 4:0 për të kaluar në çerekfinale.

Duke u përgatitur për t’i bërë pritje aspak miqësore Barcelonës, tifozët e PSG-së e shpalosën një baner fyes ndaj Shakirës, bashkëshortes së mbrojtësit të Barçës, Gerard Pique.

“Shakira të shkojë në La Jonquera” shkruhej në një baner, duke iu referuar bordellove afër qytetit spanjoll Girona, të cilat vizitohen shumë shpesh nga francezët pranë kufirit. 

(Kosova Sot Online )