Donnarumma kërkohet nga ekipi i madh anglez

  • S.A /
  • 09 March 2021 - 13:39
Donnarumma kërkohet nga ekipi i madh anglez

Gigio Donnarumma do të fillojë për Milan kundër Manchester United të enjten, me “Djajtë e Kuq” që po raportohet se po konsiderojnë një lëvizje për portierin e Italisë. Kontrata e Donnarumman me Milanin skadon në fund të sezonit dhe të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje. Ka raporte kontradiktore mbi kërkesat ekonomike të Mino Raiola për kontratën e re të Donnarumma. Sipas Il Corriere dello Sport, agjenti dëshiron një kontratë të re 10 milionë euro në vit për të zgjatur qëndrimin e Donnarummas në Milan.

Rossonerët nuk kanë mundësi të ofrojnë aq shumë dhe shpresojnë të gjejnë një kompromis që do të lejojë 21-vjeçarin të ketë një rritje page në kontratën e tij aktuale 6 milionë euro në vit. Sipas gazetës Il Corriere dello Sport, Manchester United po mbikqyr nga afër italianin dhe po planifikojnë një lëvizje për të nënshkruar Donnarumman falas në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online )