Barcelona publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me PSG-në, mungojnë shumë yje

  • S.A /
  • 09 March 2021 - 14:33
Barcelona publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me PSG-në, mungojnë shumë yje

Barcelona do të tentojë mrekullinë që e bëri tri vite më herët ndaj Paris Saint-Germain. Të përzgjedhurit e Koeman përballen nesër në “Parc Des Princes” me PSG-në në kuadër të fazës së parë të nokautit në Champions League.

Katalunasit pësuan në “Camp Nou” 1:4 në përballjen e parë dhe futen në ndeshjen kthyese me shpresa të venitura për kualifikim.

Tashmë është publikuar edhe lista e lojtarëve të Barcelonës për këtë përballje.

Për këtë sfidë, Ronald Koeman do të jetë pa lojtarët si Philippe Coutinhon, Gerard Piquen, Ansu Fatin, Sergi Roberton dhe Ronald Araujon, që janë të lënduar.

Image

(Kosova Sot Online )