Rënia drastike e Liverpoolit, sezonin e kaluar kishte gati dyfish pikë më shumë në këtë periudhë

  • S.A /
  • 09 March 2021 - 16:39
Rënia drastike e Liverpoolit, sezonin e kaluar kishte gati dyfish pikë më shumë në këtë periudhë

Gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë. Ky është bilanci i Liverpoolit, që aktualisht gjendet jashtë vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

“Reds” renditen në vendin e tetë me 43 pikë nga 28 ndeshjet e zhvilluara dhe janë shtatë pikë larg zonës Champions.

12 fitore, shtatë barazime dhe nëntë humbje është bilanci i Liverpoolit të këtij edicioni, e që krahasuar me Liverpoolin e sezonit të kaluar, dallimi është shumë i madh.

Gjatë 28 xhirove të edicionit të kaluar, Liverpooli pati grumbulluar 79 pikë, pothuajse dyfish sa kanë tash.

Gjatë 28 xhirove të para, Liverpooli pati regjistruar 26 fitore, një barazim dhe një humbje.

(Kosova Sot Online  )