Se ishte një eliminimin i turpshëm e tregon edhe nervozizmi i Nedvedit që i shqelmon reklamat rreth fushës

  • S.A /
  • 10 March 2021 - 10:45
Se ishte një eliminimin i turpshëm e tregon edhe nervozizmi i Nedvedit që i shqelmon reklamat rreth fushës

Zëvendës presidenti i Juventusit, Pavel Nedved nuk ka arritur të mbajë nervozizmin e tij përbrenda pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve.

Zonja e Vjetër u eliminuan nga Porto me rezultat të përgjithshëm 4-4, por me portugezët që arritën të fitonin takimin e parë 2-1, derisa shënuan edhe dy gola të tjerë si mysafir.Paraqitja e kampionit në fuqi të Serie A ishte tejet e varfër dhe për këtë pasoi edhe eliminimi i tyre në 1/8 e finales së garës më të madhe për klube në Evropë.

Nedved ishte tejet i acaruar me lojën që zhvilluan lojtarët e Juventusit, madje e shfaqi atë edhe rreth fushës.Legjenda çeke shihet duke shqelmuar reklamat që shfaqen afër vijave të fushës, e që me të drejtë ishte veprimi i tij.

Juventusi cilësohej si favorit absolut në këtë takim, mirëpo Porto i dha leksion skuadrës italiane se në këtë nivel të garave luhet për gjithçka. 

(Kosova Sot Online )