Prishtina mund ta marrë primatin në Superligë sot

  • S.A /
  • 10 March 2021 - 12:39
Prishtina mund ta marrë primatin në Superligë sot

Bardhekaltrit llogarisin në fitore ndaj Besës dhe mund ta marrin primatin së paku për 24 orë, derisa të luajnë kandidatët tjerë për titull të kampionit, Drita dhe Ballkani. FC Prishtina mund ta marrë primatin sot në Superligën e Kosovës në futboll. Bardhekaltrit do të përballen me Besën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 24-t. Kryeqytetasit shihen si favoritë për të fituar ndaj ekipit të pafuqishëm pejan. Dhe, nëse e bëjnë këtë, do ta barazonin me pikë Dritën, por do të prinin në tabelë falë golaverazhit më të mirë.

Mirëpo, kjo mund të zgjasë vetëm 24 orë, pasi nesër do të luajnë Drita dhe Ballkani, të cilat mund ta kalonin përsëri Prishtinën. Ndërkohë, ndeshje tjetër interesante sot është edhe ajo në mes të Trepçës ’89 me Feronikelin. Llapi – Drenica do të jetë sfida e skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës, që luhet po ashtu sot. Ndërsa, një ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Trepçës ’89 dhe Feronikelit. E nesër do të luhet Derbi i Anamoravës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit. Kurse, dueli që e mbyll këtë xhiro është ai në mes të Arbërisë me Ballkanin. 

Image

(Kosova Sot Online )