Llapi i shpëton për pak humbjes kundër Drenicës, Trepça ’89 barazon me Feronikelin

  • S.A /
  • 10 March 2021 - 16:42
Llapi i shpëton për pak humbjes kundër Drenicës, Trepça ’89 barazon me Feronikelin

Llapi i ka shpëtuar humbjes kundër Drenicës me dy golat vonshëm duke e nxjerr një barazim 3:3, ndërkohë që Trepça ’89 dhe Feronikeli u ndan baras pa gola të mërkurën.

Drenica e krijoi një epërsi prej 3:1 në Podujevë, por nuk qe në gjendje ta ruajë atë dy minuta parafundit dhe u largua vetëm me një pikë. Skuadra e Tahir Batatinës ia doli që për pesë minuta t’i shënojë dy gola në fund të takimit për ta shmangur disfatën e 14-të këtë sezon.

Drenica vijon të jetë e parafundit në tabelë me 25 pikë, dy më pak se Llapi dhe një më pak se Arbëria, të cilat ndodhen në zonën e qëndrimit në elitë.

Ndërkohë, takimi i skuadrave të mesit të tabelës në Superligë mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit u mbyll pa fitues dhe pa gola.

Klubi mitrovicas tani mbledh 32 pikë në vendin e pestë, katër më shumë se Feronikeli në vendin e gjashtë dhe shtatë larg zonës së rënies nga liga.

Javën e ardhshme, Trepça ’89 i shkon Gjilanit, ndërsa Feronikeli e pret Prishtinën.

Drenica do të përballet me Arbërinë, ndërsa Llapi me Besën në javën e 25-të.

(Kosova Sot Online )