Milani me mungesa të mëdha kundër Manchester United, lista zyrtare

  • S.A /
  • 10 March 2021 - 16:47
Milani me mungesa të mëdha kundër Manchester United, lista zyrtare

Milani ka udhëtuar drejt Anglisë me shumë mungesa për takimin e Ligës së Evropës kundër Manchester Unitedit.

Skuadra e Stefano Piolit është duke u përballur me një krizë lëndimesh para ndeshjes së rundit të 1/16 së finales në garën dytësore evropiane, të enjten në Old Trafford.

Theo Hernandez, Ante Rebic, Zlatan Ibrahimovic, Mario Mandzukic, Ismael Bennacer dhe Hakan Calhanoglu nuk kanë udhëtuar fare drejt Anglisë.

Theo dhe Rebic pritej të riaftësoheshin në kohë për ndeshjen kundër Unitedit, por nuk ia kanë dalë dhe do të mungojë nesër si pasojë.

Pioli do të mundë të mbështetet në vetëm dy sulmues: Rafael Leao dhe Riccardo Tonin, ky i fundit lojtar i ekipit të rinjve. 

Image

(Kosova Sot Online )