Superliga sjell sot derbin e Anamoravës

  • S.A /
  • 11 March 2021 - 13:48
Superliga sjell sot derbin e Anamoravës

Drita dhe Gjilani do të përballen në mes vete sot në derbin e xhiros së 24-t të Superligës. “Intelektualët” kërkojnë fitore për ta rikthyer primatin në ligën elitare. Superliga e futbollit vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-t.

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai i Derbit të Anamoravës. Drita dhe Gjilani do t’i masin forcat në përballjen e tyre të sotme. Bardhekaltrit janë duke luftuar për titull të kampionit, kurse “Skifterat” nuk janë ata të sezonit të kaluar. Sidoqoftë, sa herë që ballafaqohen dy skuadrat gjilanase, fituesi nuk dihet deri në fund. Drita synon ta rikthejë primatin, të cilin e mori përkohësisht Prishtina dje, pas fitores ndaj Besës. Ndërkohë, edhe Ballkani llogarit në fitore ndaj Arbërisë në udhëtim sot, ndërkohë që do të shpresojë në një gabim të “Intelektualëve”, për t’u bërë lider i Superligës

Image

(Kosova Sot Online )