Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

  • S.A /
  • 11 March 2021 - 15:47
Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

Drita e riktheu primatin në Superligë pas fitores ndaj Gjilanit në derbin e qytetit. Ballkani e rimori pozitën e dytë pasi e dërrmoi Arbërinë sot. Tabela e Superligës së futbollit ka pësuar ndryshime pas ndeshjeve të sotme.

Drita e mposhti Gjilanin me rezultat 2:0 në Derbin e Anamoravës dhe e riktheu primatin në tabelë, të cilin dje ia mori përkohësisht Prishtina, e cila e mundi Llapin.

Tash, “Intelektualët” i kanë dy pikë më shumë se Ballkani, i cili po ashtu e riktheu pozitën e dytë pas fitores së thellë ndaj Arbërisë, 6:2. Therandasit tash e kanë një pikë më shumë se Prishtina, që renditet e treta.

Më poshtë mund ta shihni tabelën e Superligës së Kosovës në futboll pas 24 xhirosh të zhvilluara. 

Image

(Kosova Sot Online )