Zhvillime të rëndësishme orët e fundit te Reali, pas pak Sergio Ramos do të thyejë heshtjen

  • A.P /
  • 11 March 2021 - 17:08
Zhvillime të rëndësishme orët e fundit te Reali, pas pak Sergio Ramos do të thyejë heshtjen

Sergio Ramos dhe Raphael Varane janë në qendër të vëmendjes te Real Madrid. Të parit i përfundon kontrata më 30 qershor dhe oferta që ka marrë nga kampionët në fuqi të Spanjës nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive të kapitenit.

Gjithsesi ka gjasa që Ramos të mbetet në Madrid.

Sot ai ka programuar një konferencë për shtypin, pasi pritet të publikohet dokumentari i tij.

Në daljen mediatike raportohet se mbrojtësi do të shprehë edhe dëshirën për të vazhduar karrierën me fanellën e Realit.

Zhvillime ka edhe për pistën Varane.

Francezit i përfundon kontrata më 30 qershor të vitit 2022 dhe Reali po tenton të nënshkruajë një kontratë të re pa u mbyllur sezoni.

(Kosova Sot Online)