Sergio Ramos thyen heshtjen, “ende s’ka asgjë të re”

  • A.P /
  • 11 March 2021 - 18:18
Sergio Ramos thyen heshtjen, “ende s’ka asgjë të re”

Kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos, zyrtarisht ka konfirmuar se nuk ka asgjë të re lidhur me rinovimon e kontratës, çka do të thotë se ardhmja e tij mund të mos jetë te Real Madridi.

“Rinovimi? Nuk ka asgjê të re, do të më pëlqente të them diçka, por s’ka asgjë të re”, u shpreh kapiteni.

Ai dha sinjale se ka edhe shumë për të dhënë, por në Real Madrid apo diku tjetër, kjo mbetet enigmë.

“Mund të vazhdoj të luaj dhe të jem në nivel edhe për tre, katër apo pesë vite”.

(Kosova Sot Online)