“Mos harroni çka kam fituar, dua të luaj edhe 5 vite – Ibra shembull, CR7 s’dorëzohet”

  • A.P /
  • 11 March 2021 - 22:19
“Mos harroni çka kam fituar, dua të luaj edhe 5 vite – Ibra shembull, CR7 s’dorëzohet”

Sergio Ramos ka dalë sot para mediave, pasi së shpejti do ta shfaqet në Amazon dokumentar i tij, “Legjenda e Sergio Ramos” dhe normalisht pyetjet drejtuar kapitenit të Real Madrid kanë qenë të shumta.

E pashmangshme që të ngacmohej edhe në lidhje me të ardhmen e tij.

“Më në fund jam gati me ekipin. Tani vjen faza më e rëndësishme e sezonit dhe do të doja të ndihmoja me paraqitje të shkëlqyera. Shpresoj që të mund të fitojmë një trofe të madhe dhe t’ia dedikojmë tifozëve”.

“Do të doja të thosha diçka në lidhje me të ardhmen time, por gjithçka ka mbetur në vendnumëro. E vetmja gjë për të cilën mendoj është që të rikthehem në fushë dhe të ndihmoj ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nuk ka asnjë lajm për rinovimin tim, edhe pse do të doja të kishte diçka. jam i qetë dhe mendoj vetëm të luaj sërish dhe të fitoj trofe”, është shprehur mes të tjerash Ramos, të cilit i është rinovuar një marrëveshje me ulje page. Mosha e tij shikohet si një problem dhe për ata që dyshojnë ai ka një mesazh.

“Nuk mund t’i kënaqni të gjithë, por ka diçka që nuk mund të fshini: atë që ju keni fituar. E vetmja gjë që më shqetëson është fakti që ata e dinë që unë jam një djalë i vërtetë, i cili ka lënë shpirtin për stemën e Realit”, ka shtuar kapiteni i Realit, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor.

“Gjithmonë kam thënë të vërtetën, jam i sinqertë, i përulur dhe punoj shumë. Një lojtar duhet të gjykohet në bazë të paraqitjeve që bën. Unë mund të luaj edhe pesë vite në nivelet më të larta. Nëse nuk do të kem dëmtime të rënda, mentaliteti im do të më ndihmojë ta realizoj këtë gjë”, vijon Ramos.

RIVALITETI ME IBRAHIMOVIC – “Kam shumë dashuri dhe vlerësim për karrierën e Ibrahimovic. Ai është vrasës ndryshe, ekzemplar, ai është një shembull për të gjithë lojtarët që në shumën e tij duan të kthehen në kombëtare. Nuk ka lojtarë të rinj dhe të vjetër, ka të mirë dhe të këqij. Ibra është një nga më të mirët”.

KRITIKAT NDAJ CR7 – “Ronaldo është flamuri i Juves dhe është në qendër të vëmendjes. Ai është mësuar me kritikat. Njëlloj është edhe në Madrid, kur gjërat shkojnë keq ju shikoni nga trajneri dhe kapiteni. Cristiano është mësuar. Në Champions League çdo skuadër mund t’ju mundë. Barcelona gjithashtu u eliminua dhe shpresoj që të mos na ndodhë ne dhe të tentojmë ta fitojmë”.

(Kosova Sot Online)