Granit Xhaka i lumtur me fitoren e Arsenalit ndaj Olympiacosit

  • S.A /
  • 12 March 2021 - 09:19
Granit Xhaka i lumtur me fitoren e Arsenalit ndaj Olympiacosit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar pas fitores së Arsenalit në udhëtim te Olympiacosi.Arsenali ka fituar ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Evropës ndaj Olympiacosit me rezultat 3-1. 

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Youssef El Arabi (58’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Martin Odegaard (34’), Gabriel (80’) dhe Mohamed Elneny (85’).Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Youssef El Arabi (58’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Martin Odegaard (34’), Gabriel (80’) dhe Mohamed Elneny (85’). “Vërtetë i kënaqur me mënyrën se si e përfunduam atë ndeshje – por ende ngarkon më shumë punë për të bërë javën e ardhshme”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndryshe, ndeshja kthyese në Emirates pritet të zhvillohet pas një jave apo më saktë më 18 mars.

(Kosova Sot Online )