Çmimi qesharak për të cilin Juve është i gatshëm ta shesë Ronaldon

  • S.A /
  • 12 March 2021 - 12:11
Çmimi qesharak për të cilin Juve është i gatshëm ta shesë Ronaldon

Çmimi qesharak për të cilin Juve është i gatshëm ta shesë Ronaldon

29 milionë euro, kaq duhet të paguajnë klubet që e duan Cristiano Ronaldon.

Sipas Il Corriere dello Sport, nëse Juventusi vendos të hedhë në treg CR7-ën, do të kënaqeshin edhe me nëj ofertë deri në 30 milionë euro.

Ishi i Real Madridit ka kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe Zonja e Vjetër as që po mendon tani për tani për rinovimin.

“Fatmirësisht, Ronaldo ka edhe një vit kontratë, kështu që kemi kohë për të biseduar. Nuk është prioritet tani”, tha drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ditë më parë.

Ronaldo iu bashkua Juventusit për 120 milionë euro në verën e vitit 2018.

Ai ka shënuar 27 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, teksa numëron 92 gola në 121 ndeshje me Zonjën e Vjetër që kur ka arritur në Torino.

(Kosova Sot Online )