I madh në fushë, por edhe më i madh jashtë saj – Vedat Muriqi dhuron 20 mijë lira turke për një fëmijë të sëmurë në Turqi

  • S.A /
  • 12 March 2021 - 12:30
I madh në fushë, por edhe më i madh jashtë saj – Vedat Muriqi dhuron 20 mijë lira turke për një fëmijë të sëmurë në Turqi

Vedat Muriqi është transferuar në futbollin italian, por nuk e ka harruar të kaluarën e tij në Turqi dhe ndihmën që i ka dhënë populli turk dhe klubet.

Sulmuesi nga Prizreni la gjurmë në futbollin turk me skuadrat si Genclebirligi, Giresunspor, Rizespor e Fenerbahce ku e bëri famën më të madhe para transferimit te Lazio.

Muriqi ka bërë një gjest jashtëzakonisht të madh për ta ndihmuar një fëmijë të vogël që po lufton me një sëmundje të rëndë.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, Muriqi është futur aty dhe ka dhuruar një shumë të konsiderueshme të parave.

“400 tullumbace për vëllain tim Ahmet janë gjithashtu nga unë”, ka shkruar Muriqi.

E përditshmja turke Hurriyet ka shkruar se Muriqi ka dhuruar 20 mijë lira turke (dy mijë euro) në ndihmë të vogëlushit Ahmet.

Gjesti i tij është vlerësuar lartë në Turqi, pasi bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme të parave. 

(Kosova Sot Online )