Zyrtare: Bylbyl Sokoli ndan rrugët me Gjilanin

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 14:53
 Zyrtare: Bylbyl Sokoli ndan rrugët me Gjilanin

Pas rezultateve negative, edhe zyrtarisht Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Gjilanit.

Pas gjashtë ndeshjeve me radhë pa fitore në sezonin pranveror, dy humbje dhe katër barazime, Sokoli e pa të rrugës që të lirojë vendin për dikë tjetër te Gjilani.

Trajneri i ri raportohet se do të mësohet gjatë ditës së sotme.

Pasojë e largimit te Sokoli ka qenë edhe eliminimi i hershëm nga Kupa e Kosovës, ku u befasua në udhëtim kundër Istogut me rezultat 2:0.

Pas 24 xhirove në Superligën e Kosovës, Gjilani renditet në pozitën e katërt me 33 pikë, 20 më pak se lideri Drita.

(Kosova Sot Online)