Theo: “Qentë e mi më të mirë se njerëzit”

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 12:29
 Theo: “Qentë e mi më të mirë se njerëzit”

Francezi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, rrëfehet për gjithçka duke filluar nga objektivat, Ibrahimovic, Pioli e Maldini.

Në fund ylli i Milanit flet edhe për grumbullimin në kombëtare si dhe sakrificat që ka bërë familja e tij për të arritur këtu ku janë sot.

OBJEKTIVAT – “Unë dua të jem më i miri dhe nuk kam pse vendos një limit. Dua të shënoj 8 gola, një më shumë se sezonin e kaluar. Pioli më thotë të shtyj përpara, por më pas duhet të kthehem sërish mbrapa. Kur shikoj hapësira përpara e godas portën, por është edhe Ibra që bërtet, pasi dëshiron topin”.

KRENARIA DHE SHOKËT – “Te fitosh me Milanin më bën të ndihem krenar. Unë jam i çmendur, por Castillejo është më shumë se unë. Me Samun dhe Brahim (Diaz) jemi shumë të lidhur, pasi vijmë nga Madridi dhe na pëlqen shumë të ‘tallim’ italianët”.

IBRAHIMOVIC – “Na jep shumë këshilla, kurajo, por edhe na qorton për të na motivuar. Kur u ktheva nga pushimet peshoja 90 kg dhe ai më tha se ‘ku po shkoja me këtë peshë’. Ne e ndjekim atë dhe në stërvitje japim maksimumin. Po kalojmë një vit të pabesueshëm të gjithë së bashku”.

PIOLI DHE MALDINI – “Pioli është i fortë. Nuk mund ta krahasoj me Zidane, por Stefano flet më pak. Trajneri më dha menjëherë besim dhe unë u befasova nga ai. Ndërsa Maldinit iu desh vetëm një kafe të më bindte. U takuam në Ibiza dhe unë nuk e besoja se isha me të. Paolo është një mit për mua. Çdo fjalë e tij është e rëndësishme, ashtu si fjalët e Marcelos te Reali”.

GRUMBULLIMI NË KOMBËTARE – “Unë jam duke pritur, Deschamps nuk më ka thirrur akoma. Është një ëndërr për mua të luaj me vëllanë tim me fanellën e Francës. Këto dy vite kam luajtur për të shkuar atje. Gjithmonë e kam telefonin në dorë dhe e pres një thirrje”.

GARA PËR TITULLIN – “Është Inter, ne, Roma dhe  Juventusi. Dy vite më parë ishte vetëm Juvja. Ne jemi atje dhe do të luftojmë deri në fund. Interi është një ekip i mirë, por bardhezinjtë janë më të fortë. Gjithçka është e hapur”.

MILANO – “Jam i lumtur këtu dhe qyteti është perfekt për të jetuar. Kur ishim të vegjël ne nuk kishim asgjë. Unë dhe vëllai im kemi punuar shumë për të arritur këtu ku jemi sot dhe e meritojmë. Nëna jonë bëri sakrifica, ajo është gjithçka për ne. Ne do të jemi së bashku deri në vdekje. Qentë e mi? Janë më të mirë se shumë njerëz”, përfundon Theo.

(Kosova Sot Online)