Ronaldo është e ardhmja e Juventusit, thotë drejtori sportiv i klubit

  • S.A /
  • 15 March 2021 - 09:19
Ronaldo është e ardhmja e Juventusit, thotë drejtori sportiv i klubit

Drejtori sportivi i Juventusit, Fabio Paratici, ka këmbëngulur se Cristiano Ronaldo do të mbetet në Torino, duke thënë se bardhezinjtë ndihen të privilegjuar që superylli portugez do ta përfaqësojë të ardhmen e tyre. Ronaldo i pati një javë të vështirë, pasi u eliminua herët nga Liga e Kampionëve për herë të tretë radhazi me Juventusin.

Ronaldo u fajësua në Itali për eliminimin e bardhezinjve nga Porto në 1/8 e finales, pasi ia ktheu shpinën topit dhe e lejoi atë të përfundojë në rrjetë pas gjuajtjes së lirë të Sergio Oliveiras, një gol që ia siguroi portugezëve kalimin në çerekfinale.

Si pasojë, u përfol se ai do të largohet në verë dhe se kthimi në Real Madrid ishte i mundshëm.

Por Paratici këmbëngul se Juventusi është i lumtur që mund ta shijojë Ronaldon dhe se ai do të jetë pjesë e rëndësishme e së ardhmes.

“Ai (Ronaldo) i shënoi 41 gola në 38 ndeshje në vitin 2020. Ai është golashënuesi më  mirë në Serie A dhe i ka fituar pesë Topa të Artë”, tha Paratici.

“Ndihemi të privilegjuar që e kemi Cristiano Ronaldon në Juventus. Ne po e shijojmë atë. A është ai pjesë e së ardhmes? Ai natyrisht se e përfaqëson atë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )