Messi i qorton fëmijët që e xhirojnë në semafor- “Tërë ditën e kaloni këtu a?!”

  • S.A /
  • 15 March 2021 - 09:36
 Messi i qorton fëmijët që e xhirojnë në semafor- “Tërë ditën e kaloni këtu a?!”

Duket sikur Lionel Messi është ngopur nga fëmijët që e xhirojnë brenda makinës derisa pret në semafor pas stërvitjeve me Barcelonën.

Është bërë e zakonshme në muajt e fundit t’i shohësh fëmijët duke vrapuar drejt makinave të lojtarëve të Barcelonës për të xhiruar video, por këtë herë kapitenit Messi nuk i ka pëlqyer veprimi i tyre.

Messi shfaqi zemërim me zakonin tashmë të përditshëm të këtyre fëmijëve.

33-vjeçari e hapi dritaren e makinës dhe i qortoi fëmijët që e xhiruan.

“Përse kërkoni ta bëni videon e njëjtë gjithmonë? I pyeti Messi ata.

“Tashmë keni bërë shumë video të tilla. Nuk mund ta kaloni tërë ditën këtu”, i qortoi ai ata.

Personi më të cilin po fliste Messi kërkoj falje menjëherë. 

(Kosova Sot Online )