Trajneri i Wolvesit tregon gjendjen shëndetësore të Rui Patricios

  • A.P /
  • 15 March 2021 - 23:55
Trajneri i Wolvesit tregon gjendjen shëndetësore të Rui Patricios

Rezultati i ndeshjes Wolves – Liverpool u la në plan të dytë kur portieri i “Ujqërve” pësoi një lëndim të frikshëm.

Në minutën e 87-të, Rui Patricio u godit nga një bashkëlojtar.

Siç raporton “The Mirror”, Patricio ka qëndruar i shtrirë për 13 minuta në fushë deri sa ekipi mjekësorë ka dhënë ndihmën e parë.

Portugezit i është vendosur maska e oksigjenit dhe mbajtësja e qafës.

Por, trajneri i Wolvesit, Nuno Espírito Santo ka thënë se gjendja e Rui Patricios është e mirë.

“Ai po flet, ai mban mend. Ai është mirë. Çdo gjë është mirë”, u shpreh Santo në prononcimin pas ndeshjes.

Kujtojmë se Liverpooli e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal 0:1, falë golit të ish-futbollistit të Wolves, Diogo Jotas.

Për shkak të lëndimit të Rui Patricios, ndeshja shkoi deri në minutën e 106-të. 

(Kosova Sot Online)