Kështu po vazhdon simulimi i shëmtuar nga Mohamed Salah – egjiptiani po shndërrohet në një lojtar acarues

  • S.A /
  • 16 March 2021 - 09:39
Kështu po vazhdon simulimi i shëmtuar nga Mohamed Salah – egjiptiani po shndërrohet në një lojtar acarues

Mohamed Salah ka prodhuar një tjetër skenë duke simuluar në fitore minimale 1-0 të Liverpoolit ndaj Wolverhampton Wanderers.

The Reds triumfuan fal golit të Diogo Jotas që realizoi kundër ish-skuadrës së tij.

Por, fitorja e Liverpoolit kaloi nën hije, kur Salah vendosi të simulonte për një faul inekzistentë. Mbrojtësi i Ujqve, Willy Boly ishte në duel me egjiptianin, derisa ky i fundit u rrëzua lehtas në tokë.

Kjo nuk është hera e parë që anësori i Liverpoolit prodhon skena të tilla, derisa gjyqtarët kanë filluar të njohin personalitetin e tij si futbollist.

Në muajin e kaluar, Salah kishte bërë të njëjtën gjë ndaj Manchester Cityt, por aty ia doli të rrëmbente një penallti.Në rrjetet sociale ka reagime nga më të ndryshmet, e të cilat janë negative për egjiptianin që ka filluar të shpejtojë simulimin e tij.

(Kosova Sot Online )