Roma e humb apelin për disfatën zyrtare kundër Veronës

  • S.A /
  • 16 March 2021 - 10:02
Roma e humb apelin për disfatën zyrtare kundër Veronës

Hidhet poshtë apelimi i Romës ndaj vendimit të gjykatësit sportiv, që i dha fitoren në tavolinë (3-0) Veronës në sfidën e javës së parë të këtij sezoni në Serinë A.

Skuadra verdhekuqe, për shkak të aktivizimit të Diawara, që ishte federuar gabimisht si lojtar i skuadrës U-22, edhe pse i kishte mbushur 23-vjeç.

Në seancën dëgjimorë të zhvilluar në Kolegjin e Garancisë së CONI-t (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian), nuk u mor parasysh kërkesa e Romës për të kthyer rezultatin e fushës, pra barazimin 0-0, pavarësisht se avokati i skuadrës kryeqytetase argumentoi se gabimi nuk kishte pasur asnjë pasojë favorizuese.

Pavarësisht debateve që zgjatën rreth një orë, Kolegji i Garancisë e hodhi poshtë apelin e Romës, duke lënë në fuqi vendimet e institucioneve juridike të Federatës Italianë të Futbollit.

(Kosova Sot Online )