Super meçi mes Joshuas dhe Furyt mund të anulohet

  • S.A /
  • 16 mars 2021 - 12:12
Super meçi mes Joshuas dhe Furyt mund të anulohet

Dje u bë zyrtare se është arritur marrëveshja për t’i vënë përballë Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn për unifikimin e titujve në peshat e rënda.

Në marrëveshje thuhet se do të zhvillohen dy duele brenda vitit 2021. Njëri brenda muajit qershor ose korrik dhe rimeçi brenda nëntorit ose dhjetorit.

Megjithatë, Daily Star raporton se ky meç i shumëpritur mund të mos realizohet pasi ende janë dy kushte për të cilat nuk është arritur dakordimi e që mund të dërgojë në njërin apo boksierin tjetër të tërhiqet nga dueli.

Dy kushtet për të cilat ende nuk është arritur një pajtim, siç raportohet nga Daily Star, janë si kështu; nëse secili boksier mbetet i pakënaqur me zgjedhjen e vendit ku do të mbahet meçi ose me pagesën që ata do të merrnin.

Një periudhë e unifikuar e kampionatit në pesha të rënda ka të ngjarë të tërheqë një numër të madh të “pay-per-view” abonuesve, kështu që, financiarisht, marrëveshja ka kuptim të mirë për të dy luftëtarët.

Caktimi i vendit se ku do të zhvillohet meçi do të bëhet i ditur brenda 30 ditëve të ardhshme. 

(Kosova Sot Online )