“Atalantën e vërtetë do ta shihni sonte” është paralajmërimi për Real Madridin

  • S.A /
  • 16 March 2021 - 12:17
“Atalantën e vërtetë do ta shihni sonte” është paralajmërimi për Real Madridin

Robin Gosens e ka paralajmëruar Real Madridin se Atalanta e vërtetë do të shihet pas ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e sotme.

Ylli i Atalantës ka zbuluar, po ashtu, se mesfushori i Real Madridit Toni Kroos e ka pranuar se madrilenët kanë respekt për kundërshtarin e tyre italian.

Real Madridi e fitoi 1:0 ndeshjen e parë kundër Atalantës në Itali në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve dhe e pret atë për ndeshjen e kthimit në Madrid sonte në orën 21:00.

Mbrojtësi anësor i Gjermanisë u zotua se Atalanta do të luftojë fort për një vend në çerekfinale.

“Ata do ta shohin fytyrën e vërtetë të Atalantës nesër (e marte). Kam folur me Kroos: nuk them se ata frikësohen nga ne, por kanë shumë respekt për mënyrën sesi luajmë ne”, tha Gosens.

(Kosova Sot Online )