Suedia publikon listën e lojtarëve të ftuar, Ibrahimovic vjen në Kosovë

  • S.A /
  • 16 March 2021 - 13:57
Suedia publikon listën e lojtarëve të ftuar, Ibrahimovic vjen në Kosovë

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Suedia do të luajë me Gjeorgjinë dhe Kosovën në ndeshjet kualifikuese, kurse me Estoninë do të luajë miqësore.

Pjesë e listës është edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili pesë vite më parë ishte pensionuar nga Kombëtarja. 

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016 në humbjen ndaj Belgjikës. Në total Ibrahimovic ka luajtur 116 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 62 gola.

Image

(Kosova Sot Online )