Vjen reagimi interesant nga Ibrahimovici pasi u ftua nga Suedia për ndeshjen ndaj Kosovës

  • S.A /
  • 16 March 2021 - 14:00
Vjen reagimi interesant nga Ibrahimovici pasi u ftua nga Suedia për ndeshjen ndaj Kosovës

Suedia para pak minutave publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë.

Pjesë e listës është edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili pesë vite më parë ishte pensionuar nga Kombëtarja.

Pas kësaj ftese, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i sulmuesit të Milanit.

“Rikthimi i Zotit” – shkroi Ibrahimovic në profilin e tij në Facebook.

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016 në humbjen ndaj Belgjikës.

(Kosova Sot Online )