Werderi nuk i bllokon lojtarët, Rashica i gatshëm për Kosovën

  • S.A /
  • 16 March 2021 - 16:14
Werderi nuk i bllokon lojtarët, Rashica i gatshëm për Kosovën

Kosova do të luajë gjatë këtij muaji ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Tashmë disa nga lojtarët kanë konfirmuar se do të vijnë, ndonëse lista zyrtare ende nuk është publikuar. E në këto ndeshje do ta kemi edhe Milot Rashicën.

Clemens Fritzi, menaxher i klubit gjerman përmes një interviste tha se të gjithë lojtarët do të udhëtojnë për në shtetet e tyre. “Ne nuk mund ta përballonim 14-ditëshin e karantinimit. As lojtarët nuk e donin këtë. Djemtë nuk ishin me shtetet e tyre në fazat e fundit, kështu që s’ka kuptim nga ne të bllokohen sërish. Tani të gjithë presin të luajnë përsëri për vendet e tyre”, ka thënë Fritz.

(Kosova Sot Online )