Lazio do ta kërkojë të pamundurën kundër Bayern Munich, me Muriqin në stol

  • S.A /
  • 17 mars 2021 - 10:36
Lazio do ta kërkojë të pamundurën kundër Bayern Munich, me Muriqin në stol

Vedat Muriqi nuk pritet të luajë titullar për Lazion kundër Bayern Munich as sonte në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, sepse besohet se trajneri Simone Inzaghi ka zgjedhur t’i besojë Felipe Caicedos para kosovarit dhe Joachim Correas për t’i prirë sulmit të të kaltërve përkrah Ciro Immobiles.

Lazio e humbi 4:1 ndeshjen e parë në shtëpi dhe ka udhëtuar drejt Gjermanisë e vetëdijshme se përballet me një detyrë të pamundur për ta arritur çerekfinalen. Inzaghi pritet të luajë me skemë të njëjtë, me Muriqin në stol.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës e ka bërë vetëm një paraqitje si titullar për Lazion në Ligën e Kampionëve këtë sezon, si dhe tri të tjera nga banka rezervë dhe është ende në kërkim të golit të parë në karrierë në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Prizrenasit nuk iu dha fare mundësia të luajë në takimin e parë të Lazios me Bayernin në shkurt.

Inzaghi, megjithatë, pritet t’i japë minuta atij nga stoli në pjesën e dytë në ndeshjen e sotme në Munih.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Kimmich, Sane, Muller, Gnabry; Lewandowski

Lazio: Reina, Musacchio, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic-Savic, Escalante, Luis Alberto, Fares; Caicedo, Immobile. 

(Kosova Sot Online )